Në Paris të premten është hapur xhamia e parë në të cilën do të
mund të luten pjesëtarët e komunitetit LGBT (homose ksual). Këtë nismë
fillimisht e kishte bërë një aktivistë i të drejtave të homoseksualëve,
me prejardhje nga Algjeria, bashkë me një mik të vetin, përndryshe mug
budist - që të dy homoseksualë.
Nismëtari i idesë, Ludovic
Mohamed Zahed, deklaron se deri tani ka pranuar mjaft kërcënime, andaj
edhe nuk dëshiron të bëjë të ditur se ku saktësisht ndodhet kjo xhami.
Kryeimami i Xhamisë së Madhe në Paris, Dalil Boubaker, ndërkaq
deklaroi e askush nuk do të shkojë në xhaminë e re për t’u lutur, sepse
homoseksualizmi është në kundërshtim të plotë me islamin.
Zahad beson se xhamia e re do të ketë një vend të veçantë në jetën e
myslimanëve homoseksualë në Francë. Shoqata e themeluar nga ai,
Homoseksualët Myslimanë të Francës, nga gashtë anëtarë sa kishte
fillimisht tashmë ka mbi 300 anëtarë.