
Tiranë, 28 nëntor - Në Tirane sot u nda edhe torta e Pavarësisë, torta me e madhe e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Ne ceremoninë e prerjes së tortës, kryeministri Berisha bëri vetëm një urim për shqiptarët.
Copat e para për disa fëmijë janë ndarë nga presidentja Atifete Jahjaga, Sali Bertisha, Hashim Thaçi kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.
Më pas atmosfera ndryshoi dhe njerëzit u sulën mbi tortë, duke ofruar pamje jo të hijshme, për arsye se një pjesë e të rinjve hipën edhe mbi torte dhe filluan të gjuhen mese vete me copa të saj.
Jehona e tortës gjigante me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë mbërriti përtej Adriatikut.
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruan për ndërtimin e tortës gjigante me ngjyrat kuqezi dhe ekspozimin e saj në qendër të Tiranës.
“Për ndërtimin e tortës u shpenzuan rreth 100 mijë euro dhe u angazhuan rreth 200 ëmbëltorë”, shkruan agjencia italiane.
SHIKO VIDEON: