Lady Gaga luan futboll me fëmijët(FOTO)

Lady Gaga i la të gjithë pa fjalë, kur doli nga hoteli në të cilin qëndronte, këmbëzbathur dhe iu bashkua disa fëmijëve të cilët po luanin futboll.

Këngëtarja siç mund të shihet ishte tejet e kënaqur të kalonte kohën e lirë me fëmijët në lagjet e varfëra të Rio de Janeiros.

Megjithatë, veshja e saj nuk ishte e duhura, nuk mund të luash futboll me një fustan deri në fund të këmbëve.

Të shumtë ishin fansat që u mblodhën rreth saj dhe shumë prej tyre, shfrytëzuan mundësinë të bënin fotografi me yllin e muzikës.

Më pas, ajo shkroi në adresën e saj në Twitter: "Sot ishte dita më e bukur për mua! Ia kalova shumë mirë.

Nuk do ta harroj kurrë Rion, ju më ndezët zemrën. Luajtëm madje futboll. Ata ishin kaq të mirë, sa çdo gjë ishte e pabesueshme."

KLIKO MË POSHTË PËR TË PARË FOTOT