
Pronarët e hotelit, ku çmimi për një natë bujtje është 22,50 dollarë, ua tërheqin vërejtjen mysafirëve se kushtet në hotel janë fare të këqija dhe se mund të marrin ndonjë sëmundje.
“Ata që dëshirojnë të mbesin në këtë hotel e bëjnë në përgjegjësi të vet. Nuk do ta marrim ne fajin nëse ndodh të helmohen nga ushqimi, të pësojnë ndonjë krizë psikike, të marrin ndonjë sëmundje madje edhe murtajë”, theksohet në një nga tabelat e vendosura në hotel.
Banja është e pistë dhe asgjë në të s’është në rregull, kurse për ujin e ngrohtë as mos shihni ëndërr. Megjithatë pronarët e hotelit ndihen krenarë për një gjë, se hoteli i tyre është i pari për të keq në listën e hoteleve.
KLIKO MË POSHTË PËR TË PARË VIDEON