Rita Ora, së fundmi, i është bashkuar një grupi stilistësh, për të festuar 111 vjetorin e një dyqani mode, “Bergdorf Goodman” në New York.
Rita dukej e mahnitshme veshur me një fustan të bardhë të gjatë”Puci”, kombinuar me cantë ngjyrë pane dhe sandale të bardha me një dizajn në to.
Por, kësaj radhe ka rënë në sy një detaj jo edhe aq i këndshëm.
Rita kishte tentuar ta nxijë tenin e trupit me krem për nxierje, por, si duket nuk i kishte kushtuar aq shumë vëmendje këtij detaji pasi që ,kremi nuk ishte shpërndarë mirë në trupin e saj ,dhe kjo gjë vërehej posaqërisht tek bërrylat./Indeksonline.net
