
Ka udhëtuar drejt Italisë (Riccione,
Emilia-Romagna) për të mbaruar xhirimet e filmit italian, të cilin ajo e
kishte filluar para se të ngelë shtatzënë. Tani e ka më të lehtë të
aktrojë pasi nuk duhet të vendosë jastëk për të aktruar shtatzënë, por
është një aktore shtatzënë.
Ka udhëtuar drejt Italisë (Riccione, Emilia-Romagna) për të mbaruar
xhirimet e filmit italian, të cilin ajo e kishte filluar para se të
ngelë shtatzënë. Tani e ka më të lehtë të aktrojë pasi nuk duhet të
vendosë jastëk për të aktruar shtatzënë, por është një aktore shtatzënë.
Çiljeta Xhilaga ka hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë, duke lënë
mënjanë aktivitetet muzikore, por ajo nuk është shkëputur nga projekti
filmik të cilin e kishte filluar në shtetin italian, ndoshta për shkak
të kontratës së nënshkruar për bashkëpunim ose për dëshirën që në jetën e
saj të ketë si kujtim një projekt kur ka qenë shtatzënë me fëmijën e
parë nga lidhja me Tomasin. Këtë lidhje ajo e deklaruar edhe në një
intervistë që këngëtarja ka dhënë ekskluzivisht për gazetën “Panorama”
muajin e kaluar, teksa kalonte muajin e katërt. ‘’Këtë herë i bëj
xhirimet pa jastëk te barku se e kam origjinal’’, thuhet në komentin e
bërë nga vetë Çiljeta gjatë bisedës me miqtë e saj në facebook, të cilët
i kërkonin asaj t’i vizitojë në disa vende nëpër Europë, por për shkak
të angazhimeve këngëtarja duhet të udhëtonte nga Italia në Belgjikë e më
pas të kthehet përsëri në Tiranë.
KLIKO PËR TA PARE ALBUMIN...