Brazili ndalon filmin anti-islamik, prangos përgjegjësin e google-s
Gjykata i ka kërkuar YouTube të heq videon anti-Islame , gjersa ekzekutivi i Google është arrestuar për neglizhencën e treguar për të larguar edhe video tjera.
Një gjykatë braziliane e ka urdhëruar YouTube për të hequr një video anti-Islame që shkaktoi protesta të dhunshme në gjithë botën myslimane, ndërsa një gjykatë për zgjedhjet ka urdhëruar arrestimin e një ekzekutivi të Google, pasi që neglizhuan largimin e një video që atakonte moralisht një kandidat për kryetar komune.
Vendimi i së martës nga një gjykatë shtetërore në Sao Paulo, shtëpi në një komunitet të madh të emigrantëve të Lindjes së Mesme, erdhi vetëm disa orë pasi Presidenti brazilian Dilma Rousseff kritikoi “islamofobinë” në vendet perëndimore në një fjalim në OKB.
Në një deklaratë, gjykata tha gjykatësi Gilson Delgado Miranda i dha afat dhjet ditës faqes që shpërndan video që të heq filmin blafemik , “Pafajësinë e Muslimanëve”.
Pas kësaj, ajo do të përballet me gjoba në vlerë prej 5.000 $ në ditë, për çdo ditë që video mbeten të aksesueshme në Brazil.
Rasti kundër filmit të diskutueshëm është sjellë nga një grup myslimanëve braziliane, Bashkimi Kombëtar Islam, kundër Google Inc, pronar i YouTube, për të postuar në internet një film që është ishte fyese dhe një shkelje të së drejtës kushtetuese për lirinë e fesë ./ekuiliber
