
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Trasimeno të Perugias në Itali,
ku dy dashnorë sekret kanë mbetur të bllokuar në makinë në momentet
intime të tyre.
Që të dy në moshë madhore, gruaja disa vite më shumë se ai, kishin
nisur raportet e tyre intime në makinën e djalit, deri kur u bllokuan
brenda saj, për shkak të dëmtimit të sediljes.
Fatmirësisht arritën të marrin celularin dhe të telefonojnë ndihmën e
shpejtë, pasi trupat e tyre ishin të mpirë dhe të bllokuar ngjitur me
njëri-tjetrin dhe s’lëviznin dot. Ndihma e shpejtë e pasi arriti në
vendngjarje e morën çiftin dhe e transportuan në spital, edhe pse ata u
treguan të kujdesshëm, por lajmi përsëri mori dhenë, pasi në një
provincë të vogël çdo gjë u mësua.
Gruaja dhe djali përveçse kishin lidhje intime me njeri-tjetrin,
kishin edhe lidhje gjaku, ku djali ishte nip i gruas, pasi ajo ishte
kushërirë me nënën e tij/