Vampiri i cili po terrorizon fshatrat serbe (VIDEO)

Shitjet e hudhrave kanë kapur majat në Serbinë perëndimore pasi këshilli lokal lëshoi një alarm që nëpër zonë vërdallosej një vampir. Njoftimi zyrtar u bë pasi një mulli, që dikur kishte qenë shtëpi e vampirit më të njohur të vendit, u shemb.


Sava Savanovic besohet se ka jetuar në buzë të lumit Rogacica në fshatin Zarozje në komunën e Bajina Basta. Thuhet se ai pinte gjakun e kujtdo që shkonte në mulli të bluante grurë. Mulliri më pas u ble nga familja Jagodic, por që ishin shumë të frikësuar ta përdornin. Ata zbuluan se aty ishte një minierë ari, kur nisën të këshillonin turistët që ta vizitonin vendin. Megjithatë, ata kishin frikë të kryenin punime në mulli sepse kishin frikë se mund të shqetësonin vampirin. Tani shtëpia është shembur, pasi për shumë vite nuk u vu dorë mbi të. Për banorët e zonës, kjo do të thotë se vampiri është i lirë.


"Njerëzit janë të shqetësuar. Të gjithë e dinë legjendën e këtij vampiri dhe mendimi që tani është pa shtëpi dhe po kërkon nëj vend tjetër po i shqetëson njerëzit. Jemi të gjithë të tmerruar. U kemi thënë të vënë kryqe nëpër shtëpi. Ndërsa e dimë mirë që ata vampirën nuk e durojnë dot aromën e hudhrave." është shprehur kryebashkiaku i zonës, Miodrag Vujetic.

KLIKO MË POSHTË PËR TË PARË VIDEON