Robert De Niro në konflikt me Jay-Z

Aktori i filmit “Godfather II”, i cili mendohet se ka gjak shqiptari, e kishte qortuar reperin para një sërë fytyrave të famshme, pasi ai nuk u ishte përgjigjur telefonatave të tij.“Bob qëndronte ulur në një tavolinë, dhe kur Jay-Z shkoi ta përshëndesë, 

De Niro i tha se ai nuk u ishte përgjigjur telefonatave të tij”.“Bob nuk ishte në humor të mirë për të bërë bisedë të qetë. Ai i tha Jay-t se nëse dikush telefonon gjashtë herë, ju duhet t’ia ktheni telefonatën. Nuk është me rëndësi se kush je, është sjellje jo e mirë”.“Kjo ishte biseda e gjithë festës. Çdokush thoshte se ishte vetëm një yll në New York më i madh dhe më i keq se Jay-Z, dhe ai ishte 

Robert de Niro. Ai mund të jetë shumë i frikshëm kur është i zemëruar”, ka thënë burimi për New York Post. Zënka e tyre kishte filluar për një melodi që Jay-Z ishte pajtuar ta incizojë për Tribeca Film Festival, që organizohet nga De Niro, por reperi kurrë nuk e kishte informuar atë për detajet e muzikës.