
Këngëtarja e mirënjohur serbe, Dunja Iliç,ka ndryshuar bindjet e saja
fetare duke u konvertuar nga feja ortodokse në myslimane, raportojnë
mediet serbe.
Këngëtarja, e njohur si vajzë e shfrenuar dhe e dhënë pas seksit,
alkoolit dhe jetës së natës, i është përkushtuar një jete të re dhe ka
vendosur të jetojë sipas rregullave islame.
Dunja, është e martuar me një mysliman nga Sarajeva dhe si duket kjo
është arsyeja që e kishte shtyer këngëtaren ta ndërrojë fenë.
“Është e vërtetë se jam shpërngulur në Sarajevë dhe ndihem shumë
mirë. Është e vërtetë se jam larguar nga duhani e alkooli, dhe shumë pak
dal, por sa i përket kohës dhe jetës sime intime, kjo është çështje ime
personale dhe nuk dëshiroj ta komentoj”, raportohet të ketë thënë
këngëtarja serbe.