
Modelja e Victoria’s Secret, 19 vjeçarja Barbara Palvin duket se ka
rrëmbyer zemrën e idhullit të adoleshentëve, Justin Bieber, 18 vjeç.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane që thonë se kjo është arsyeja e ndarjes së këngëtarit me yllin Selena Gomez, 20 vjeç.
Mediat shkruajnë se Bieber po flirton me bukuroshen hungareze.
Lajmin e ndarjes e ka bërë të ditur Selena Gomez, që ka publikuar një
foto të Justin me të dashurën e re. Menjëherë kanë vërshuar me dhjetëra
sharje ndaj Barbara Palvin në rrjet.
Por modelja ka reaguar duke thënë se ishte thjesht një takim dhe nuk ka asgjë mes tyre.
SHIKO FOTOT :




