Zbulohet jashtëtokësori në formë "mumie" në Egjipt (VIDEO)

Një trup i vogël i një jashtëtokësori është zbuluar në një vend të fshehur në afërsi të një dhome ku ka qenë i vendosur trupi i faraonit egjiptian.

 Trupi i jashtëtokësorit ka qenë i "mumifikuar" dhe i rujatur aq mirë dhe me kujdes. Ai është gjetur në një nga piramidat egjiptiane në afërsi të vendit El-Lahun, gjatë eksperimenteve që bënin disa ekspertë në lidhje me varrezën e faraonit Senusret II. 

Infomrata për zbulimin e këtij "jashtëtokësori" është paraqitur në publik këto ditë, ndërsa si zbulues i tij është Dr. Viktor Lubek, profesor i penzionuar i arkeologjisë në Univerzitetin e Penislvanisë. 

Ky trup është zbuluar në një vend të veçantë dhe të fshehur në një pjesë të piramidës. Mbishkrimet në hapësirën ku u gjet ky trup, kanë treguar se bëhej ai ishte këshilltar i faraonit, i quajtur "Osirunet" që në përkthim do të thoshte "yll" ose "i ardhur nga yjet". Për rreth trupit janë gjetur edhe disa sende të çuditshme, për të cilat as arkeologët nuk kanë mundur të japin shpjegim. 

A thua do të dalin të vërteta supozimet se në civilizimin egjiptian, i cili llogaritet si më i përsosuri, sidomos me ndërtimin e piramidave të kenë ndihmuar Jashtëtokësorët?.


KLIKONI MË POSHTË PËR TË PARË EDHE VIDEON